Një magazinë dykatëshe në Fier është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si SMT-ja. Ende mbeten të paqarta rrethanat, ndërsa policia dhe dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, dhe pas rreth 30 minutash kanë mundur të vënë në kontroll flakët, duke mos lejuar të përhapen në objektet e tjera. Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar, ndërsa është konstatuar se në magazinë nuk ka pasur materiale me vlerë. Megjithatë është djegur tërësisht çatia e magazinës dykatëshe. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Fier, përfshihet nga flakët një magazinë dykatëshe
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
E akuzoi se ka ndjenja për Mirin, Selin nuk e kursen Juelën: Nuk ke për të gëzuar në jetë
Mos i lidhni kurrë këto pajisje të përditshme në zgjatues elektrikë, për të shmangur rrezikun e zjarrit
Doni që flokët t’i keni të fortë dhe të shëndetshëm? Ja si ta përgatisni këtë maskën me mango
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton 1500 kredi të buta për 2026, ja kriteret e aplikimit





