Një magazinë dykatëshe në Fier është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si SMT-ja. Ende mbeten të paqarta rrethanat, ndërsa policia dhe dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, dhe pas rreth 30 minutash kanë mundur të vënë në kontroll flakët, duke mos lejuar të përhapen në objektet e tjera. Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar, ndërsa është konstatuar se në magazinë nuk ka pasur materiale me vlerë. Megjithatë është djegur tërësisht çatia e magazinës dykatëshe. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Fier, përfshihet nga flakët një magazinë dykatëshe
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ngërçi me pagat e magjistratëve, PD kërkon seancë dëgjimore me disa institucione
Gjykata Supreme e SHBA-së hedh poshtë kërkesën e Trump për të kufizuar votimin me postë
Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Fuoristrada e vjedhur gjendet e djegur në një tunel të vjetër ushtarak në Vlorë! Dyshohet se është përdorur në veprimtari të paligjshme





