FIER, 6 gusht 2013 – Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave është regjistruar sot në qytetin e Fierit, pas një përplasje të trefishtë automjetesh. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në lagjen ‘Kastriot’, në një nga kryeqëzimet e unazës.

Tre automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën duke rrezikuar jetën e pasagjerëve dhe kalimtareve. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mejte me targa shqiptare AA 672TY dhe FR 4273 dhe një mjet tip ‘Mitsubishi’ me targë greke ZYK 86 11. 
Sipas të dhënave të policisë shkak i aksidentit mendohet të ketë qënë manovrimi i gabuar i mjetit tip 'Fuoristradë', i cili ka shkaktuar konfuzion tek dy drejtuesit e tjerë të cilët po prisnin në kryqëzim për të kaluar. Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar lehtë drejtuesit e autimjeteve dhe një grua që ndodhej në njërën prej makinave si pasagjerë. Nga përplasja e makinave fatmirësisht nuk është lënduar asnjë kalimtar i rastit. 
Policia ndërkaq po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të trefishtë. Të aksidentuarit kanë marrë ndihmën e nevojshme në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



/BalkanWeb/