FIER, 18 nëntor 2013 – Kujtim Selmanaj, 48 vjeç dhe Emiljano Selmanaj, 21 vjeç, të dy banues në Patos kanë rënë në prangat e bluve të Fierit, pasi për disa minuta kanë ndjekur me makinë dhe kanë qëlluar në drejtim të një automjeti.
Diten e shtunë, para teatrit "Bylis" në Fier, këta dy persona kanë ndjekur me automjetin e tyre tip "Benz", një automjet tjetër tip "BMW". duke qëlluar me pistoletë. Te arrestuarit jane xhaxha e nip, dhe sipas deshmitareve te dy me armë në dorë, thërrisnin nga makina e shanin personat që ndodheshin në automjetin tjetër.
Menjëherë efektivët e policisë së Fierit janë vënë në ndjekje të tyre dhe pas disa tentativave kanë arritur t'i kapin në lagjen "Kastriot". Nga hetimet paraprake ka rezultuar se xhaxha e nip kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Fier, qëllojnë me armë në drejtim të një makine në mes të qytetit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Nisin lundrimet e dyfishta të trageteve në portin e Durrësit (VIDEO)
Mali i Zi mbyll edhe pesë kapituj në negociatat me Bashkimin Evropian
“Mirlinda Karçanaj, kryemafioze”/ Urdhër arrestet e SPAK, Berisha tregon si ndaheshin tenderat në AKSHI
Aksioni te AKSHI/ Abuzuan me tenderat, SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbulohen emrat





