6 dhjetor 2013- Vetëm dy ditë pas vrasjes së ndodhur në ambientet e një shkolle në Shkozet të Durrësit, një tjetër akt i rëndë është shënuar mesditën e sotme.
Në gjimnazin e Fierit “Perikli Ikonomi”, 16 vjeçari Ledjon Milo është qëlluar me hekur në kokë nga një bashkëmoshatar i tij, duke mbetur i plagosur rëndë.
Policia bën me dije se dy adoleshentët do të merren në pyetje, ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për nxënësin me iniciale V.P., për veprën penale ‘Plagosje të lehtë me dashje’.





