Dukuria tektonike është vërejtur afër një rezervuari të madh ujor, kjo gjë duhet të tërheqë vëmendjen e organeve përgjegjëse për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, fatmirësisht nuk ka njoftime zyrtare për viktima apo dëme materiale

TIRANË, 6 tetor 2013 – Tërmet në mëngjesin e sotëm, me forcë mbi mesataren, i paregjistruar në Shqipëri prej të paktën një viti: ka pasur magnitudë 3,8. Rrjeti sizmologjik shqiptar njofton se më  6 tetor 2013, ora 5:27:22 GMT ose ora 7:27:22 (koha verore e Shqipërisë +2) janë ndier lëkundje të pazakonta toke me forcë M=3.8, epiqendër në thellësinë 7 km. Sipas departamentit të sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Universitetit publik Politeknik të Tiranës, dukuria tektonike është vërejtur në fshatin e Kurjanit të komunës fierake me të njëjtin emër, në distancë në vijë ajrore 6 km në juglindje të qytetit të Roskovecit, në koordinatat 40.71°V, 19.76°L (shih etiketën në hartën nr. 1, pika e kuqe). Sipas kërkimit me google earth, ngjarja sizmike ka ndodhur në mes të fushës (shih foton satelitore, shigjeta e gjelbër), 1 km në jug të varrezave të fshatit Kurjan (shih hartën nr. 2 , pika e kuqe). Organet shtetërore qendrore dhe vendore nuk kanë dhënë njoftime për viktima apo dëme materiale. Gjithsesi, fakti që tërmeti me magnitudë 3,8 ka rënë në afërsi të një rezervuari të madh ujor, duhet të tërheqë vëmendjen e autoriteteve përgjegjëse për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Info

Komuna e Kurjanit (rrethi i Fierit) ka në përbërje fshatrat Kurjan, Mbërs, Ngjeshar, Vlosh.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/