Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollit (FIFA) ka hapur një faqe interneti përmes së cilës mund të njoftohet organizata për të gjitha rastet e dyshuara për korrupsion dhe trukim të ndeshjeve.

Nëse në mesazhet e përcjella do të ketë informacion mbi shkeljen e kodit etik të FIFA-s, ato do të verifikohen menjëherë, por vetëm në rast se ankesa nuk është shqyrtuar më parë nga federata kombëtare ose ajo kontinentale.

Publikimet në këtë faqe interneti do të postohen në anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht.