28 janar 2015 –  Pas nisjes së hetimeve nga FIFA për transferimet e lojtarëve të mitur te Reali i Madridit, dalin në dritë disa fakte të reja. Sipas rregullores, blerja e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare nuk lejohet madje nëse kjo ndodh mes vendeve të Bashkimit Europian, mosha limit është 16 vjeç. Aktualisht kërkimet janë përqëndruar te 4 lojtarë nën moshën 12-vjeçare mes të cilëve japonezi Shiga.

Përpara transferimit në Spanjë, ai është stërvitur në ekipin e të rinjve të Azut. Sipas ekspertëve ligjorë të kontaktuar nga "AS", në rastin e djaloshit japonez vendimin e kanë marrë prindërit e tij, të cilët e kanë shoqëruar drejt Madridit dhe në këtë pikë FIFA nuk mund të evidentojë parregullsi, por në rastin e dy lojtarëve të tjerë, çështja bëhet më serioze. 

Një rast të ngjashëm me 12 vjeçarin japonez të Realit pati edhe Barcelona e cila u dënua me pezullim të merkatos deri në vitin 2016. Dy të rinjtë e tjerë të Realit janë me origjinë franceze, ndërsa njëri është transferuar nga Rumania. Kjo çështje ka marrë përmasa të mëdha në Spanjë sepse të dyshuar për transferime të paligjshme janë edhe klubet e Valencias, Villarrealit dhe Atleticos së Madridit.