Problemet nuk kanë fund për Flamurtarin. Borxhi prej 17.5 mijë eurosh që vlonjatët i kanë qendërmbrojtësit kroat Toni Pezo, rrezikon që Flamurtarit t’i hiqen 3 pikë nga tabela e klasifikimit, nëse nuk shlyhet brenda një jave.
Festa e dy fitoreve ndërpritet në mes për vlonjatët, që tashmë u kthehen temës që i ka shoqëruar gjatë gjithë këtij sezonit.
Ky borxh është i mbartur që në periudhën kur Flamurtari administrohej nga bashkia, por barrën tashmë duhet ta mbajnë firmat turke që administrojnë klubin vlonjat.