KOSOVE – Megjithëse shpresat dhe pritshmëritë ishin të mëdha, përfaqësuesja e Kosovës nuk do të ketë të drejtën të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Kjo pasi, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s diskutoi dhe vendosi që Kosovës t’i lejohen ndeshje miqësore ndërkombëtare vetëm për skuadrën e femrave, skuadrat përfaqësuese të të rinjve si dhe klubeve.

Në vendimin e Komitetit, që u mblodh të premten në Tokio, thuhet se futbolli kosovar për të rinj, amatorë, skuadrat e femrave dhe klubet e Superligës së Kosovës mund të luajnë ndeshje miqësore me skuadrat e tjera, por jo përfaqësuesja e parë. 

Kosova nuk është anëtare e FIFA-s. Që Federata e Futbollit të Kosovës të anëtarësohet në organizmin ndërkombëtar të futbollit më parë duhet që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, ashtu siç është parashikuar në statutin e FIFA-s. 

Përkundër lobimit të madh, ky gjysëm ndërkombëtarizim nuk kënaq ambiciet e Federatës së Futbollit të Kosovës.