Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) mund ta marrë një vendim fatal për Izraelin në mbledhjen e radhës që do të mbahet më 17 maj.

211 delegatët e asamblesë së FIFA-s do të vendosin pasnesër mbi kërkesën e Palestinës për sanksione ndaj Federatës Izraelite të Futbollit për shkak të konfliktit izraelito-palestinez në Gaza.

Në muajin e kaluar, Federata Palestineze e Futbollit i kishte bërë thirrje FIFA-s që ta përjashtojë Izraelin nga garat që i organizon ajo duke konsideruar se ka diskriminim dhe racizëm në ligat izraelite dhe se Federata e Futbollit të Izraelit po i thyen statutet e saj duke i përfshirë ekipet e futbollit me bazë në territorin palestinez në ligën e saj.

Duke vepruar kështu, ata tërhoqën vëmendje te neni i katërt i statutit të FIFA-s, i cili e ndalon shprehimisht çdo diskriminim ndaj një vendi ose grupi tjetër njerëzish dhe thotë se çdo shkelje e tillë dënohet me “pezullim ose përjashtim”.

Shkaku i Palestinës, FIFA mund ta përjashtojë Izraelin.Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) mund ta marrë një vendim fatal për Izraelin në mbledhjen e radhës që do të mbahet më 17 maj.

211 delegatët e asamblesë së FIFA-s do të vendosin pasnesër mbi kërkesën e Palestinës për sanksione ndaj Federatës Izraelite të Futbollit për shkak të konfliktit izraelito-palestinez në Gaza.

Në muajin e kaluar, Federata Palestineze e Futbollit i kishte bërë thirrje FIFA-s që ta përjashtojë Izraelin nga garat që i organizon ajo duke konsideruar se ka diskriminim dhe racizëm në ligat izraelite dhe se Federata e Futbollit të Izraelit po i thyen statutet e saj duke i përfshirë ekipet e futbollit me bazë në territorin palestinez në ligën e saj.

Duke vepruar kështu, ata tërhoqën vëmendje te neni i katërt i statutit të FIFA-s, i cili e ndalon shprehimisht çdo diskriminim ndaj një vendi ose grupi tjetër njerëzish dhe thotë se çdo shkelje e tillë dënohet me “pezullim ose përjashtim”.

Krejt kësaj iu shtuan edhe tifozët, të cilët e veçuan klubin e Jerusalem Beitar, ku ofendimi i futbollistëve arabë është pjesë e përditshmërisë së tifozëve.

Në të njëjtën kohë, sipas Federatës Palestineze, shumë futbollistë izraelitë janë gjithashtu anëtarë të ushtrisë që aktualisht po kryen mizori në Gaza.

Kjo Federatë gjithashtu është ankuar se Izraeli e ka shkatërruar plotësisht infrastrukturën e futbollit në Gaza, me disa stadiume të kthyera në kampe, spitale dhe madje edhe në varreza masive.

Propozimi i Federatës Palestineze tashmë është mbështetur edhe zyrtarisht nga Federatat e Futbollit të Algjerisë, Irakut, Jordanisë, Sirisë dhe Jemenit. FIFA s’ka vendosur ende, ndërsa pala izraelite kërkesa u vlerësua si cinike dhe e paturpshme.