FIFA ka publikuar emrat e 10 futbollistëve të nominuar për çmimin Futbollisti më i Mirë i Vitit 2019.

Liverpool padyshim që dominon listën me treshen Virgil van Dijk, Sadio Mane dhe Mohamed Salah. Futbollistët e tjerë nga Premier League janë sulmuesi i Tottenham, Harry Kane dhe sulmuesi i Real Madrid, Eden Hazard i cili gjithsesi është nominuar për sezonin e luajtur tek Chelsea.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi janë gjithashtu ne listën e 10 më të mirëve.

Për herë të parë pas disa vitesh në listën me 10 futbollistët më të mirë në botë mungon braziliani Neymar dhe fituesi i topit të artë vitin e shkuar Luca Modriç.

Fituesi do të shpallet më 23 shtator pas një votimi publik.

Lista e plotë e futbollistëve të nominuar:

Virgil van Dijk

Sadio Mane

Mohamed Salah

Harry Kane

Cristiano Ronaldo

Lionel Messi

Matthijs de Ligt

Frenkie de Jong

Kylian Mbappe

Eden Hazard