Detaje të reja janë zbuluar nga skandali i korrupsionit në organizmin FIFA.E përditshmja gjermane “Bild” fitoi të drejtën për të lexuar raportin e plotë të përpiluar nga Michael Garcia, përpara se ai të jepte dorëheqjen si hetues i qeverisë së futbollit botëror.Në raportin prej 430 faqesh të Garcias flitej edhe për veprime korruptive në procesin e caktimit të vendit organizator të Kupës së Botës për vitin 2018 dhe atë 2022.Raporti i përpiluar nga Garcia u reduktua në vitin 2014, në një version më të shkurtër prej 42 faqesh, ku largonte çdo dyshim për Katarin për korrupsion, në fitimin e të drejtës së organizimit të Botërorit të vitit 2022.Por, e përditshmja “Bild” zbuloi të gjitha detajet dhe këtu përfshihet edhe kalimi i 2 milionë dollarëve për llogari të vajzës 10-vjeçare të një zyrtari të FIFA-s.
Në të njëjtën kohë, “Bild” thekson se 3 anëtarë të tjerë udhëtuan drejt Rio de Janeiros për të qenë në një festë, nëpërmjet një avioni privat që i përkiste Federatës së Futbollit të Katarit, e kjo ndodhi pak kohë përpara votimit përfundimtar për vendet organizatore të botërorëve 2018 dhe 2022.Por jo vetëm kaq. Në raport ka akuza edhe ndaj “Aspire Academy”, një organizatë sportive me shumë ndikim në Katar, për përfshirje në manipulimin e anëtarëve të FIFA-s me të drejtë vote për Botërorin 2022.Prokuroria zvicerane dhe ajo franceze e hetuan procesin e votimit për këto 2 botërorë dhe në muajin prill të këtij viti morën në pyetje edhe ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.