Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi, apo Fifi siç e njohin të gjithë, është shumë e hapur me fansat e saj. Ajo iu jep herë pas here mundësinë atyre që t’i parashtrojnë pyetje në rrjetet sociale.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi në Instagram, ku nuk ka hezituar t’u kthejë përgjigje ndjekësve në InstaStory.
“A ke dashuruar ndonjëherë?”, ishte një pyetje mjaft private e drejtuar nga një fans, por që Fifi si gjithmonë iu përgjigj. “Marrëzisht/ kokë e këmbë…ama mua s’e di a më ka dashur ndonjëherë”.
Këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve të njohura ka treguar se në raste të caktuara, edhe përmbajtja e teksteve të thella në këngët e saj nganjëherë lidhet me ngjarje nga jeta private.





