Në “Big Brother VIP”, banorët vazhdojnë të tregojnë historitë e tyre të vështira që kanë kaluar në të kaluarën.
Së fundmi Fifi i ka treguar Donaldit dhe Semit, në praninë e Granitit se lidhja e saj e fundit e ka dëmtuar psikologjikisht.
Ajo ka treguar se ish- i dashuri i kërkonte pasword-in e “Facebook”, i kërkonte të linte muzikën e madje nëna e tij nuk e donte pasi ishte vajzë nga fshati.
“Kam pirë diazepan dhe qetësues të shumtë”, ka pohuar Fifi në tregim e sipër. Ajo ka shtuar se e ka dashur shumë. Mes tregimit Fifi ka zbuluar dhe problemet e shumta dhe borxhet që i është dashur të marrë në fillimet e saj në Tiranë.