Ata ishin të parët që e panë teksa nisi të realizohej si projekt nga Fifi, por banorët e shtëpisë së Big Brother kanë dëgjuar dhe shijuar mbrëmjen e të mërkurës për herë të parë këngën më të re të Fifit që është publikuar si “demo” në Youtube.
Kënga “Diell” u luajt nga “vëllai i madh” teksa disa nga banorët ishin në oborr dhe i ka kapur ata të papërgatitur.
Në momentin që kuptuan që ishte kënga e Fifit, ata e shijuan, disa me lot në sy si Arjola dhe disa të tjerë u çuan dhe në këmbë.
Kështu pak ditë pasi la shtëpinë e Big Brother, Fifi “hyri” sërish aty me këngën e saj më të re.