Teksa Arditi ishte ai që bëri bashkë Fifin dhe Mc Kreshën, të cilët sollën prej këngëve më të bukura të festivalit "Kënga Magjike", këngëtarja i ka kërkuar publikisht Gjebreas një bashkëpunim.

Të dielën e kaluar ata kënduan këngën “Psikopatja jote” acapella të tre bashkë tek emisioni “E diela shqiptare”, të ulur këmbëkryq.

Duke publikuar një video të shkëputur nga ai moment, Fifi shkruan: "Ardit Gjebrea e nderume me e knu kangen bashke me ty, je ARTISTI jem i preferum… publikisht po ta kërkoj nje bashkëpunim. A ta fus Mc Kreshën mik."