Kënga e Fifit, "Zhurmë" në festivalin e "Këngës Magjike", është bërë një hit i padiskutueshëm.

Në Youtube kjo këngë numëron mbi dy milion klikime. Teksti është mjaft i bukur dhe është menduar se ka qenë një dedikim i Fifit për ish-in e saj.

E pyetur në prapaskenat e Këngës Magjike, se çfarë ka ndodhur me djalin që i ka kushtuar këngën, Fifi është shprehur se ai nuk jeton më për të.

"Se di… ka vdekur. Domenthënë ka vdekur për mua", -është shprehur Fifi.