Këngëtarja e njohur Fifi do të bëhet mama. Lajmi u zbulua në skenën e Festivalit të Këngës në RTSh

“Jam shumë e lumtur”, tha Fifi.

Flori Mumajesi dhe Fifi u ngjitën në skenë në natën e tretë të festivalit ku kënduan këngët më të mira ndër vite.

Në fund të këngës Flori zbuloi se Fifi ishte shtazënë.

“Kjo ishte arsyeja që unë erdha këtu që Fifi ta ketë si kujtim”, tha Flori.

Dhe Fifi iu përgjigj se Flori do të ishte daja i fëmijës së saj.

“Jam njeriu më I lumtur në botë. Po pres një fëmijë. Përgjegjësia në këtë festival ka qenë dyfish pasi këndova me fëmijën tim. Zoti i bekoftë kudo që ndodhen mamatë. Tani unë po e kuptoj. ” tha ajo.

Fifi është pjesëmarrëse në festivalin e 61 të Këngës me këngën “Stop” me tekst Fifi, dhe muzika: Fifi & Fatjo Miftaraj.