Këngëtarja e njohur, Fifi në një bisedë me fansat e saj ka bërë të ditur lajmin se shumë shpejt do të vijë me një fizik të ri. Ajo i është nënshtruar seriozisht dietave për të arritur të dobësohet.
Në opsionin pyetje-përgjigje në InstaStory, Fifi ka shkëmbyer bisedë me një ndjekëse që i shkruan:
“Edhe që jena të trasha, talent kena. Na s’jena të trasha po të lezetshme, kallxoji të gjithëve.”
Por këngëtarja i ka bërë me dije se ‘e trashë’ do të jetë edhe për pak kohë.
“Unë do jem edhe për pak kohë “e trashë”, m’ka në dorë tani doktoreshë Lida.”– i është përgjigjur Fifi.
Me sa duket ajo po bën një dietë serioze dhe mezi presim të shikojmë transformimin e këngëtares!





