Fifi po përjeton një romancë të bukur dashurie me Adis Patushin.
Kledi Hysa ka treguar së fundmi detaje për lidhjen e kushëririt të tij.
“Është diçka shumë e bukur kur bën “shkuesi” në një lidhje të atillë ku të gjithë flasin për Adisin dhe Fifin. Unë ata thjesht i kam prezantuar me njëri-tjetrin, pastaj çdo gjë tjetër ndodhi vetë, nuk kam pasur unë ndikim tek marrëdhënia e tyre.
Ato ndihem shumë mirë, ata shkojnë shumë mirë. E shikoj që Adisi është shumë i lumtur dhe kur ai ndihet mirë unë e shikoj që me të vërtetë që është diçka e bukur. Nuk është ‘fake’ ajo që tregohet nëpër rrjete sociale”, ka rrëfyer ai.
Ndërkohë, ai u pyet gjithashtu dhe për aludimet që qarkullojnë në rrjet për një shtatzëni të mundshme të Fifit.
“Atë nuk e di, seriozisht. Unë dhe lidhjen e tyre e kam parë nëpër portale, nuk e dija. Ma kishin mbajtur sekret ata të dy. Kur u përqafuan e vura re që ishte përqafim pak interesant.”
Kujtojmë se këngëtarja dhe Adisi janë njohur menjëherë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe nisën shumë shpejt një lidhje.