Ditën e sotme, Fifi ka qenë e ftuar në Fun Club. Ajo ka folur për zhgënjimet nga banorët, frikën e tyre si dhe marrëdhenien me Granitin.
Ndonëse pas BB VIP u përfol se mes dyshes kishte lindur diçka dhe donin ta mbanin të fshehtë, Fifi ka vendosur t’u japë fund të gjitha aludimeve!
“E kam takuar shumë herë. Jemi miq të mirë dhe më vjen shumë mirë që e kanë takuar. Jemi tipa shumë të kundërt dhe nëse do lidheshim nuk do funksiononte. Më mirë që ndodhi siç ndodhi.”– tha Fifi.