Fifi është bërë nënë prej një muaji dhe po e shijon këtë kohë maksimalisht. Këngëtarja e njohur solli në jetë një djalë, të cilin e quajtën Theo Mal.
Pikërisht lidhur me emrin ajo ka folur në një bisedë me ndjekësit e saj duke shpjeguar kuptimin, i cili paska një histori prekëse.
“Theo-nga latinishtja e vjetër do të thotë Zot. Mal-nofka e xhaxhait të ndjerë të Adisit. Dhe kur e lidha Theo Mal e përktheva si “Zot i Maleve”, shpjegoi ajo.
Lajmin se bashkë me partnerin e saj Adis Patushi ishin bërë prindër të një djali, këngëtarja nga Kosova e dha vetë përmes një postimi në Instagram. “Evladi-Theo Mal Patushi.
Këngëtarja dhe partneri i saj u zhvendosën në SHBA në ditët e fundit të shtazanisë, ku dhe mendohej se e lindi djalin. Adisi ka edhe një djalë nga marrëdhënia e mëparshme me modelen Adrola Dushi.