Fifi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio” ku mes shumë detajesh është pyetur edhe për marrëdhënien e saj me ish-partneren e partnerit të saj, Adrola Dushi. Cili është çelësi i kësaj marrëdhënie kaq korrekte? Ka qenë pyetja, ndonëse Fifi nuk ka ngurruar të përgjigjet;

“Çelësi është fëmija i Adisit. Nëse unë nuk e respektoj fëmijën e tij, i bie që unë nuk e respektoj atë që kam në krah. Nuk është thjesht që duhet patjetër të bësh kompromis. Por dhe nga ana njerëzore duhet të ndalesh të mendosh që aty në mes është një fëmijë që ka nevojë për babain e tij.

Në jetë nuk ia uroj kurrë dikujt që të mos ketë nënë apo baba. Unë kam 8 vjet që jam larg familjes time, dhe shpesh më mungon babi dhe mami. Në këtë rast unë e di se sa shumë mund t’i mungojë atij babai i vet. E shoh shumë më të brendshme nga sa duket nga jashtë. Në fund të ditës duhet të jemi njerëzor.”