Këngëtarja Fifi prej ditësh është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania, ku ka zbuluar shumë më tepër se dihej rreth karakterit të saj si njeri dhe në raport me konkurentët e tjerë.

Gjatë një bisede mjaft intime me futbollistin simpatik, Granit Cana, ajo ka rrëfyer arsyet e ndarjeve me të ish-të dashurit, të cilëve u ka kushtuar edhe këngë dhe dedikime publike.

“Unë nuk i besoj më meshkujve, ai tjetri që do të hyjë në jetën time duhet të jetë shumë bindës. Nuk besoj sepse e kam përjetuar vetë. Të japësh gjithçka për një njeri dhe të çohesh një ditë e të thuash: “Unë s’të kam dhënë shpresa”, ose vetëm shikon që … s’dua t’i jap vëmendje. Njësoj më ka ndodhur edhe me atë që isha para këtij, u nda me mua sepse nuk i pëlqente që qaja. U kujtua mbas 1 viti e gjysmë të më thoshte që unë qaja, më ankohej për gjendjen ekonomike, i paguaja borxhet. Në të njëjtën kohë që u pajtua me mua kishte nisur një lidhje tjetër. Pastaj më bëri bllok, më merrte me numër privat. Vinte vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo.”, ka thënë ajo.