Qytetarët durrsakë i janë bashkuar revoltës popullore në bllokimin e rrugës te kryqëzimi i Çermës. Po ashtu, përfaqësues nga PD-ja e Durrësit i janë bashkuar kësaj revolte si qytetarë civilë.
“DurrësLajm” live nga protesta, sjell pamjet e disa prej protestuesve, që janë figura të PD-së së Durrësit, ndër të cilët Ardian Muka, deputetja Fatbardha Kadiu, Pëllumb Berisha etj.
Dhjetëra qytetarë kanë dalë sot të protestojnë në katër akset kombëtare, Milot, Vorë, Bradashesh dhe Çermë, kundër tarifës në Rrugën e Kombit.
Ndjekim prononcimet e tyre dhënë për gazetaren e “DurrësLajm”.





