Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu zonën kodrinore të Shkëmbit të Kavajës është fikur pas disa orësh pune të pandërprerë të zjarrfikësve.
Për shuarjen e zjarrit që u shtri në një sipërfaqe të gjerë për shkak të bimësisë dhe erës që kishte në favour morën pjesë 4 automjete zjarrfikëse të Durrësit, 2 nga Kavaja dhe një mjet zjarrikës i portit.
Fillimisht, puna e zjarrfikësve u përqendrua në lokalizimin e zjarrit që po rrezikonte banesat e shumta të kësaj zone dhe më pas u ndërhy për vënien nën kontroll dhe shuarjen e tij.
Si pasojë e flakëve u dogjën 10 ha shkurre dhe ullinj.
Nuk dihet ende nëse zjarri u shkaktua aksidentalisht, apo ishte i qëllimshëm.
Duke qenë se vendi ynë prej ditësh është përfshirë një nga valë të nxehti afrikan, përmes DurrësLajm, Drejtoria e MZSH Durrës “ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm në këto ditë të nxehta.
Kërkojmë bashkepunimin tuaj dhe në çdo rast zjarri njoftoni në numrin 128”,- apelon drejtoria e MZSH Durrës.





