Është fikur përfundimisht zjarri në Malin e Kulit në Shpirag, zjarri i madh që ra mbrëmjen së Enjtes për shkak të shkarkesës së një rrufeje.
Temperaturat e larta dhe era e fortë bëri që zjarri të përhapej me shpejtësi të madhe,duke e bërë të vështirë neutralizimin e tij në kohë. Kjo për shkak të pamundësisë së futjes së mjeteve zjarrëfikëse në këtë zonë malore,gjë që i detyroi zjarrëfikësit të punonin me mjete rrethanore.
Dhjetëra forca zjarrëfikëseje nga Berati,Kuçova e Fieri,qindra forca të ushtrisë dhe efektivë të Policisë së Shtetit punuan për dy ditë-netë me radhë në zonë dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm u fik edhe vatra e fundit e zjarrit, e vetmja që kishte ngelur nga ky zjarr i madh.
Të gjitha forcat e përfshira në këtë aksion kanë punuar natën e ditën me mjete rrethanore për shkak të mungesës së rrugës, ndërkohë që për fikjen e zjarrit erdhën edhe helikopterë. Zjarri mori njē shtrirje shumë të gjerë por ende nuk është përllogaritur sipërfaqja e plotë e shkrumbuar nga flakët.