Ndryshime në emisionin “Fiks Fare”, ku mësohet se Doktori, Gent Pjetri dhe moderatorja Fiori Dardha nuk do të jenë më pjesë e këtij formati.

Dy aktorë të rubrikës “Pa limit” në “E diell”, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu do të jenë moderatorët e rinj të Fiks Fare, shkruan blogeri Olti Curri. Gara për audiencë është e fortë. Me nisjen e “Stop” në Tv Klan në Janar të këtij viti, duket se Fiksi është i rrezikuar dhe tani po eksperimenton me dy figura të reja në ekran.

Ndërkohë largimin nga “Fiks Fare” e ka pranuar edhe moderatorja Fiori Dardha, e cila nuk ka dashur të prononcohet më tej për mediat lidhur me arsyet e këtij largimi.