Almeda Abazi herë pas here ndan kuriozitet nga jeta e saj në kanalin e saj të YouTube. Me videon më të fundit Almeda na ka zbuluar fobitë e saj dhe fakte interesante që nuk i dinim për të. Ajo është shprehur se pas orës 12 e ka zakon ta kapë e qeshura, edhe nëse nuk ka pirë.
Gjithashtu ajo ka zbuluar se ka një fiksim shumë të çuditshëm që të kontrollojë të gjithë shtëpinë para se të flejë gjumë.
“Jam e fiksuar pas kontrollit. Përpara se të shtrihem për të fjetur duhet të kontrolloj të gjithë shtëpinë, se mos nuk kam hequr ndonjë prizë, a janë të gjitha dritat fikur, a kam mbyllur dyert. Kemi shtëpi katër katëshe dhe është pak e vështirë, por nuk mund të fle po nuk kontrollova”, është shprehur ajo, teksa ka shtuar se bashkëshorti i saj, Tolgahan ka lënë disa herë çajin në zjarr dhe për këtë arsye është bërë kaq e fiksuar.
Ajo ka zbuluar se është kalustrofobike, pra ka shumë frikë nga hapësirat e mbyllura e vendet e ngushta.





