23 prill 2015 – Ka disa kohë që kreu i qeverisë Edi Rama nuk lë seancë parlamente pa ia kthyer me një batutë deputetes demokrate të Durrësit, Albana Vokshi. Fillimisht e quajti Pamela Anderson, më pas thjesht Pam e sot u shpreh se i erdhi një pyetje nga “kulla e plazhit”, duke vazhduar me krahasimin e tij mes Vokshit dhe aktores së serialit “Bayëatch”. Menjëherë reagoi deputetja, e cila i dha një këshillë kryministrit që më mirë të heshtë sot. “Apologjia juaj nuk vlen, ti kërkoni falje shqiptarëve se ju premtove parajsën. Sot janë 18 mijë shqiptarë të ikur në 100 ditë”, akuzoi ashpër deputetja.

 

Më herët Albana Vokshi iu kundërpërgjigj Ramës se, “më mirë Pamela sesa mr.Bean”.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”