Cristiano Ronaldo është ende pa një skuadër pas zgjidhjes së kontratës me Manchester United prandaj këto janë kohë kur flitet shumë edhe për jetën e tij jashtë fushës së lojës. Tabloidi “The Sun” zbulon se si do të jetë shtëpia më e re e CR7 ku do të jetojë me të fejuarën Georgina dhe fëmijët.

Fiksimi i Ronaldos për perfeksionin rrit me 12 milionë vlerën e

Një shtëpi e vertetë ëndrrash që njerëzit e thjeshtë as që munden ta imagjinojnë. Vila e re e Ronaldos do të ksuhtojë 32 milionë euro dhe do të ketë një pishinë gjigande xhami që do të ketë edhe një tunel të madh ku do të kalohet.

Dhoma kryesore e çiftit do të jetë rreth 500 metra katrorë, ndërsa në vilë do të punojnë 4 njerëz, 1 maxhordom dhe 1 shef kuzhine i specializuar në sushi me paga që shkojnë deri në 5 mijë euro në muaj.

Vila është aktualisht në ndërtim dhe ndodhet në zonën “Quinta da Marinha” në bregdetin portugez. Kosot fillestare të vilës shkonin deri në 20 milionë euro por fiksimi i sulmuesit me perfeksionin ka bërë që vlera të rritet shumë.

Punimet pritet të përfundojnë në muajin qershor dhe Ronaldo bashkë me familjen do të jetojnë me kohë të plotë në këtë vilë kur lojtari të tërhiqet përunfimisht nga futbolli.