Dy të moshuarit me mbiemër Ymeri me origjinë nga Pogradeci, banorë në Spitallë të Durrësit, janë dërguar në spitalin e Traumës.
“DurrësLajm” mëson se çifti i të moshuarve jetonin vetëm pasi fëmijët i kishin në Greqi.
Policia tha se nuk i mori dot në pyetje pasi dolën nga operacioni, për shkak se ishin të traumatizuar dhe nuk flisnin dot.
Dyshohet që një person i ka goditur në kokë të dy të moshuarit. Më parë u ka fikur dritat e shtëpisë dhe më pas u ka hyrë në banesë i ka dhunuar.
Ndërkaq, autori nuk ka grabitur asgjë, fakt që ky që çon në dyshime të tjera. Dyshimet janë që autori të ketë konflikt me familjarët ose fëmijët e çiftit.
Grupi hetimor po heton në pistën e një konflikti familjar, ndërsa nuk përjashtohet edhe pista e ngatërrimit të shënjestrës.
Të moshuarit nuk rezultojnë me konflikte në lagje.





