FILIPINE – Tajfuni “Bopha” që goditi Filipinet, sipas të dhënave të fundit, mori jetën e 906 personave. Ndërkohë që 932 konsiderohen ende të zhdukur, megjithatë, sipas mendimit të ekipeve të shpëtimit, shanset që ata të kenë mbijetuar janë gjithnjë e më të pakta, njoftojnë autoritetet lokale.

Sipas informacionit zyrtar, si rezultat i fatkeqësisë natyrore më shumë se 2600 njerëz u plagosën, u shkatërruan plotësisht rreth 60 mijë shtëpi, pothuajse 200 mijë të tjera kanë pësuar dëmtime, si dhe u dëmtua rëndë bujqësia dhe industria e vendit.