Filipo Inzagi nuk do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Edhe pse italiani ishte i preferuari i presidentit Armand Duka, duket se mes palëve nuk ka asnjë akord dhe “Super Pipo” mësohet se ka refuzuar të marrë drejtimin e kuqezinjve.
Këtë lajm e ka bërë publik “Sportitalia”, e cila gjithashtu shkruan se Inzagi nuk ka ndërmend të largohet nga Venecia, ekip të cilin e riktheu në Serinë B pas plot 12 vitesh pritje dhe qëndrimi në Lega Pro.Edhe pse të ish-trajneri i Milanit u kontaktua për të qenë ai pasuesi i De Biazit, duket se gjërat nuk kanë shkuar në rrugën e duhur dhe FSHF duhet të mendojë për një trajner tjetër për t’i besuar Kombëtaren tashmë.