Europiani për Italinë e Antonio Contes ka startuar sonte në orën 21:00 kundër Belgjikës në stadiumin “Stade Des Lumieres” në Lyon. Giaccherini ka shënuar gol ndaj Belgjikës në minutën 32, ndërsa Pele ka shënuar në minutën e 91.
Conte tashmë e ka zgjedhur 11-shen startuese për këtë ndeshje i cili për një vend formacioni për sa i përket sulmit i beson dyshes Graziano Pelle dhe Eder. Gjithashtu Italia i trembet fakti që Belgjika ndodhet pothuaj dy vite në podium në renditjen e FIFA dhe UEFA.
Arbitri i ndeshjes do të jetë Anglezi Clattenburg që arbitroi ndeshjen finale të Champions League midis Real Madrid dhe Atletico Madrid në “San Siro”.
TAKIMI
Minuta 45 – Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Italinë.
Minuta 35- Italia filtron me golin në minutën e 35-të, pas një rrëmujë në zonë, Pele merr një asis, i vetëm në zonë nuk arrin të ul topin në kuadrat
Minuta 31- Është e çuditshme me sa lehtësi shkojnë italinët tek goli. Bonuci dhuron një asis për Xhakerinin i cili kontrrollon në mënyre perfekte topin në zonë duke shënuar një gol mjaft të bukur.
Minuta 28- Axurrët spostojnë rrjedhën e lojës aty ku dëshirojnë, mbajnë larg yjet e Belgjikës nga kontakti me topit dhe në disa raste përpiqen të bëjnë keq si në minutën e 28-të me Pele
Minuta 9- Italianët kanë kontrollin e lojës në minutat e para, zotërojnë mesin e fushës por rastin e parë për shënim e kanë belgët. Felaini ul një top për Naigolan që nuk heziton por godet fort portën e Bufon që arrin të grushtojë në goditje këndi.
Statistika: Italia është e pamposhtur në 3 ndeshje kundër Belgjikës në një turne ndërkombëtar ( dy fitore dhe 1 barazim ). 2 nga këto sfida janë zhvilluar për Kampionatin Europian ( 0-0 në vitin 1980 dhe 2-0 për Italinë në vitin 2000). Në 5 sfidat e fundit midis Belgjikës dhe Italisë janë shënuar 18 gola, me një mesatare prej 3.6 për ndeshje. Është hera e 5-të për Belgjikën që merr pjesë në fazën finale të një kampionati europian, e para ishte në vitin 2000 kur ishte një nga dy organizatoret e kampionatit europian. Për Italinë është hera e 9-të që merr pjesë në një faze finale të një kompeticioni europian, “Azzurret” kanë fituar trofeun e pare dhe të vetëm në vitin e largët 1968, por që kanë arritur në finale vetëm dy herë në katër edicionet e fundit në vitin 2000 dhe në vitin 2012.
Formacionet zyrtare:
Italia: (3-5-2): Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Candreva, Pirlo, Parolo, De Rossi, Darmian, Giaccherini; Pelle, Eder. Trajner: Conte
Belgjika: (4-2-3-1): Courtois; Ciman, Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Nainggolan, Witsel, De Bryne, Fellaini, Hazard; Lukaku. Trajner: Wilmots /BalkanWeb/





