Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge të fshehur brenda një banesë dy katëshe në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Gjatë operacionit të koduar “Fillim vjeshte”, në banesën dy katëshe u gjet dhe u sekuestrua 211 kg e 700 gramë kanabis. Policia arrestoi në flagrancë Dilaver Pecajn 41 vjeç nga fshati Trevllazër.
Gjithashtu të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë rezultuar edhe shtetasit F.P., 47 vjeç dhe A.M. 34 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim policior.
Njëkohësisht po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e banesës për të cilën dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.





