Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite ditën e sotme në një ndër qendrat e vaksinimit të ngritura në universitete, i ka bërë thirrje sërish mësuesëve, pedagogëve dhe studentëve që të vaksinohen sa më parë.
Manastirliu njoftoi se duke filluar që nga dita e hënë, do të hyjë në fuqi udhëzimi për detyrimin e paraqitjes së certifikatës së vaksinimit ose testit të përjavshëm. Ndërkohë studentët të cilët nuk janë vaksinuar do të duhet të zhvillojnë mësimin online.
“Pas vendimit të marrë pas komiteti teknik i ekspertëve për të bërë vaksinimin e detyruar për mësuesit, studentët dhe pedagogët. Gushti ka qenë një muaj i hapur për tu vaksinuar të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, këtë muaj duket se ka një interes të shtuar të qytetarëve dhe të studentëve. Vihet re se ka një numër të rritur të studentëve dhe në pikat e lëvizshme të vaksinimit në universitete.
Nga e hëna do të nisë dhe verifikimi i të gjithë atyre që e kanë bërë vaksinën, për të kontrolluar certifikatat e vaksinimit dhe kartat. Për arsimtarët të cilët akoma nuk janë vaksinuar, ato duhet që të paraqesin pranë institucioneve shkollore testin që nuk janë të infektuar. Kjo do të jetë një procedurë e përjavshme,.
Ndërsa për studentët do të jenë vetë universitetet që do të bëjnë të mundur mësimin e alternuar për të gjithë ato që nuk janë vaksinuar”, tha Manastirliu.





