Këngëtarja Linda Halimi, e cila jeton prej vitesh në Amerikë, ka filluar nismën për mbledhjen e fondeve për njerëzit e prekur nga tërmetin që ndodhi mëngjesin e së martës.

Halimi i ka bërë thirrje të gjithëve që të kontribuojnë me aq sa mundet për popullin e saj shqiptar, por më pas e ka fshirë këtë nismë, pasi u akuzua nga disa njerëz se ajo do i shfrytëzojë lekët e fituara për përfitime personale.

“E fshiva kampanjën në Go Fund Me. Shumë drama. Njerëzit po mendojnë se e kam për përfitime personale, shumë absurde dhe qesharake. Duhet të jesh pa zemër fare të fitosh personalisht në kohë tragjedie. Më vjen keq që edhe pasi kam bërë donacione të ndryshme brenda këtyre dy ditëve(e kam bërë me zemër e dashuri) populli im, njerëzit, dyshojnë në qëllimet e mia vetëm pse nuk jetoj në Shqipëri. Më besoni nuk kam mbetur në lekët e fituara të Go Fund Me sepse deri më tani nuk më mungon asgjë falë Zotit. Lutem për ju dhe shpresoj të ju lehtësohen dhimbjet dhe të mos përsëriten më kurrë këto kohë të rënda. Paqe dhe dashuri”, ka shkruar Linda në Instastory.