Paraditen e sotme, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse dhe policinë Bashkiake Durrës ka filluar përgatitjet për të shembur me eksploziv të kontrolluar një pallat në bulevardin “Dyrrah”.

Godina 6-katëshe në bulevardin kryesor të Durrësit, i njohur si pallati i VIP-ave u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ky objekt ishte shpallur i pabanueshëm dhe në bazë të ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit duhej prishur.

Kujtojmë që në këtë pallat ka banuar këngëtarja mjaft e dashur për publikun Parashqevi Simaku, kompozitori i njohur Agron Xhunga etj dhe prej disa muajsh është braktisur nga banorët e tij, pasi ka pësuar dëme të mëdha.