Futbollistët e Luganos fillojnë të ngrenë zërin kundër Paolo Tramexanit. Shfaqja mediatike e dërgimit të lojtarëve në fabrikë për të mësuar se si është të punosh çdo ditë, nuk u ka pëlqyer shumë lojtarëve dhe ai që ka pasur guximin t’i dalë kundër ish-ndihmësit të De Biazit është pikërisht kapiteni i skuadrës, Xhonatan Sabatini.Ky i fundit përfundoi në pankinë për ndeshjen pasardhëse ndaj Jang Bojz dhe Tramexani foli për lojtarë “nën nivelin e kërkuar’. Por kapiteni i Luganos nuk ka ngurruar të tregojë të vërtetën e tij.
“Unë shkova në fabrikë, ashtu si të gjithë të tjerët, por është njëkohësisht e vërtetë se një ditë më vonë i thashë trajnerit se nuk isha dakord me atë vendim. Do të kishte mjaftuar të fliste me ne për humbjen e thellë ndaj Tun, kurse kështu kemi anuluar dy muaj punë”, tha Sabatini.“Unë e di se çfarë do të thotë të punosh e të sakrifikosh. E kanë bërë çdo ditë prindërit e mi dhe tani e bëjë edhe unë në Lugano. Jam larg vendit tim pasi më pëlqen të luaj futboll por edhe për të fituar para që t’ia çoj familjes time në Amerikën e Jugut. Prandaj nuk kisha nevojë për këtë vizitë në fabrikë”, tha ai.“Ndoshta ndonjë lojtar tjetër kishte nevojë që të shihte këtë lloj realiteti. Por unë i thashë mendimin tim trajnerit, edhe pse respektova vendimin e tij”, deklaroi Sabatini.