Partia Demokratike ka nisur bllokimin e rrugëve dhe kryqëzimeve në disa pjesë të qytetit të Tiranës. Ashtu siç ishte njoftuar, deputetë dhe mbështetës të kësaj force politike kanë nisur të paralizojnë lëvizjen në gjithë kryeqytetin e vendit.

Në sheshin “Willson”, deputeti i PD Gazmend Bardhi është përplasur me efektivët e policisë, të cilët kishin krijuar një kordon për të krijuar distancën e duhur midis protestuesve.

E njëjta gjë po ndodh edhe tek “Zogu i Zi” dhe kryqëzime të tjera ku kanë shkuar aktivistët e opozitës.