Fillon dëbora edhe në qytetin e Durrësit.

E parashikuar edhe nga sinoptikanët, mesditën e sotme rreth orës 15;00 filluan reshjet e dëborës edhe në qytetin bregdetar.

Reshjet e dëborës në Durrës nuk janë diçka e zakonshme, kujtojmë që rreth një vit më parë qyteti u zbardh i tëri dy herë me rradhë pas 20 vitesh.