Man City mundi 3-1 West Ham dhe në “Etihad Stadium” shpërtheu festa.

Qytetarët fituan titullin kampion duke shkruar historinë në Angli, pasi u bën ekipi i parë që e fiton titullin 4 herë radhazi, askush si Pep Guardiola.

Inline image

Foden realizoi një dygolësh, ndërsa Rodri ishte autori i golit të tretë. Për miqtë shënoi Kudus duke ngushtuar përkohësisht shifrat në 2-1.

Inline image

Në ndeshjen tjetër Arsenal mundi 2-1 Everton, por ky tripikësh nuk mjaftoi, pasi City, shkoi në kuotën e 91 pikëve dhe e fitoi titullin me dy pikë diferencë.