Për ata që sapo kanë nisur pushimet, planet nuk do të shkojnë sipas parashikimeve, pasi temperaturat do të ulen 5-6 gradë. Ndërsa për të tjerët ky është një lajm i mirë sepse nuk do e ndjejnë dhe aq shumë vapën.

Sipas “Meteoalb”, mesnatën e së dielës dhe gjatë së hënës, fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore Afrikane drejt Ishullit të Siçilisë dhe brigjeve tuniziane. Ndërkohë, gradualisht vendin e tyre e zënë masa ajrore më të freskëta nga Europa Veriperëndimore deri mëngjesin e se premtes kur pritet që qarkullimi i masave ajrore në Ballkan të jetë drejtpërdrejt nga Europa Veriore.

Në këto kushte, pritet që fundjava tjetër të sjellë një rënie të temperaturave, me të paktën 5 gradë C.