E diela e parë e majit, me diell dhe e ngrohtë i ka gjetur disa qytetarë në plazh të Golemit në Kavajë siç duket dhe nga fotot e LSA.
Pavarësisht karantinës, duket se qytetarët nuk do e lenë plazhin pas dore si një nga shpëtimet e kësaj situate të vështirë prej koronavirusit.
Ndërsa një pjesë po merrte rreze kishte edhe nga ata që po gjuanin për peshk.





