Ekuipazhi i Artemis II, ka nisur vëzhgimin hënor.
Astronautja Christina Koch ka ndarë detaje interesante nga misioni Artemis II, duke treguar se ekuipazhi mund të shohë njëkohësisht si Tokën ashtu edhe Hënën nga anija e tyre kozmike.
Gjatë komunikimit me Kontrollin e Misionit, ajo shpjegoi se, edhe pse Toka duket më e vogël se Hëna në pamjen nga anija, shkëlqimi i saj është më i madh.
Ajo shtoi se kjo diferencë vërehet edhe pse sytë e njeriut mund të përqendrohen ndryshe në sfondin e errët të hapësirës.





