21 nëntor 2015 – Teksa njerëzit janë alarmuar disi nga gjendja e gatishmërisıë së lartë këto ditë për shkak të sulmeve të mundshme terroriste në vend, një foto e publikuar në Facebook nga faqja “Jeta osh qejf”, ka ngritur vërtet dyshime dhe frikë.

Disa njerëz të mbuluar me veshjet tipike të myslimanëve të vendeve të Lindjes, që ngjasojnë me veshjen që përdorin gratë (Burka) kanë hipur mbi një furgon me targa të Krujës duke ngjallur frikë.

Pak orë pas publikimit të fotove, reagoi edhe policia duke sqaruar situatën. Bëhet fjalë për disa xhirime të një klipi artistik. Burime nga policia njoftojnë se nuk ka pasur asnjë denoncim për rastin në fjalë.

Për foton ka reaguar edhe ish-deputetja e PD-së Mesila Doda e cila, ka qenë dëshmitare e ngjarjes:

"Sot para makinës time… Nëse eshte reklamë apo ndonjë realizim artistik a formë tjetër arti, e gjej të një shije tejet të keqe. Tek Unaza e Re që të çon tek TEG", shkruan në Facebook Doda.

/portali DurresLajm/