25 mars 2014 – Filmi “Lights Out”, i gjatë vetëm 120 sekonda, përcjell një ngjarje horror që ka frikësuar shumë nga ata që e kanë parë, ndërsa kritika e ka vlerësuar vërtet traumatizues.
Historia ndodh në një apartament me dy dhoma, ku personazhin kryesor në film e interpreton Lotta Losten, e cila shfaqet e veshur me pizhama, ndërsa po shkon të shtrihet në shtrat. Në 2 minuta, teknikat e përdorura nga regjisori sjellin një skenë horror që duket sikur e përjeton kushdo që e ndjek filmin.
Filmi është realizuar nga regjisori David F. Sandberg. Mesazhi i këtij filmi është: Kujdes kur fikni dritat!!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





