Filmi i fundit i regjisorit amerikan Christopher Nolan “Oppenheimer”, por rezulton një film mjaft i suksesshëm në mbarë botën me përjashtim të Japonisë. Në këtë shtet ende nuk ka një datë të publikimit për filmin, i cili ka të bëjë me krijimin e bombës atomike nga shkencëtari i Luftës së Dytë Botërore Robert Oppenheimer që u përdor për të shkatërruar qytetet Hiroshima dhe Nagasaki në Gusht 1945.
Më 9 Gusht të këtij viti, SHBA hodhi bomba atomike në këto dy qytete, duke shkaktuar qindra-mijëra të vdekur dhe pasoja te të prekurit. Shumica e qytetarëve thonë se nuk kishin dëgjuar për filmin, i cili nuk është reklamuar në Japoni. Por kur u pyetën nëse do të shikonin “Oppenheimer”, shumë qytetarë shprehën rezerva për të.
Ka dhe nga ata të tjerë që janë të interesuar për ta parë atë.
Oppenheimer u shfaq premierë në Paris më 11 korrik në teatër në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar më 21 korrik.